Ankimohet vendimi për përjashtimin/ Deputetët demokratë nuk mund të pengohen që të futen në Kuvend

Deputetët demokratë kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e deputetëve nga seancat plenare.

Sipas tyre, rregullorja e Kuvendit parashikon që deputeti i përjashtuar mund të ankohet në Byronë e Kuvendit.

Ky ankim e pezullon përjashtimin në mënyrë të menjëhershme.

Deri në vendimmarrjen nga Byroja e Kuvendit, çdo deputet është i lirë të marrë pjesë në seancat.

Ligjërisht, deputetëve nuk mund t’u refuzohet hyrja sot në Kuvend.

Deputetët ankimues janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi.

Edhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha se vendimi për ankimimin mbështetet te neni 65/3 i rregullores së Kuvendit. Sipas tij, deputetët nuk duhen penguar që të marrin pjesë në seancë.

Sipas tij, kërkesa i është drejtuar Kuvendit dhe Gardës së Republikës.