PD zhvillon sot protestën e radhës para parlamentit. Pak para seancës, mblidhet grupi parlamentar

Partia Demokratike ka njoftuar për sot protestën e radhës para parlamentit, pak para nisjes së seancës parlamentare.

Protesta do të nisë në orën 10:00 para godinës së seancave plenare. Në orën 09:30 PD do të mbledhë grupin parlamentar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me detajet e organizimit të kësaj proteste.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje mbështetësit demokratë të mbledhur në selinë blu do të ecin drejt parlamentit.