Erisa Xhixho: Bashkimi Europian i ka dhënë sot shuplakën e radhës qeverisë 'Rama'

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho,ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, mbi faktin se Shqipëria aktualisht është nën monitorimin e BE për mosbashkëpunim fiskal.

Xhixho shprehet ndër të tjera se Shqipëria nuk mund të kthehet në lavariçe të parave të pista teksa thekson se se Bashkimi Europian i ka dhënë sot shuplakën e radhës qeverisë “Rama” për amnistinë fiskale.

Statusi i plotë i Xhixho:

Shqipëria nuk mund të kthehet në lavatriçe të parave të pista!

Ndaj Bashkimi Europian i i ka dhënë sot shuplakën e radhës qeverisë “Rama” për amnistinë fiskale.

?Me rikthimin në listën e vendeve që duhet të përmirësojnë qeverisjen fiskale, Bashkimi Europian i kujton edhe njëherë qeverisë se nuk ka përmbushur angazhimet për të përmirësuar qeverisjen e mirë fiskale dhe do të vijojë të mbetet nën monitorim.

?Ky është raporti i radhës që ngel në klasë qeverinë “Rama”, duke i kujtuar edhe njëherë se amnistia fiskale dëmton procesin e integrimit europian.

?Të përpiqesh të kthesh në ligj një draft të kundërshtuar nga KE dhe FMN do të thotë të punosh në dëm të së ardhmes europiane.

Vetëm duke larguar qeverinë e skandaleve dhe inceneratorëve, parave të krimit e korrupsionit, mund t'i hapet rruga konkurrencës së ndershme dhe investimeve të huaja .

Vetëm duke e rikthyer ekonominë brenda kornizës së ligjit e duke nxitur punësimin mund t'u kthejmë të rinjve besimin se Shqipëria bëhet.