", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_f1676488055.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

'Çfarë dite është sot?' Pyetja e gruas pasi u nxor nga rrënojat në Turqi

Më shumë se dhjetë ditë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit po nxjerrin ende njerëzit nga rrënojat.

Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë publikoi një video që tregon shpëtimtarët duke nxjerrë një grua 77-vjeçare nga mbeturinat në qytetin e Adiyaman të martën, rreth 212 orë pas tërmetit.

“Çfarë dite është sot”, pyeti shpëtimtarët Fatma Gungor kur u nxor e gjallë pas 228 orësh të qëndrimit nën rrënojat në Adiyaman, raporton cnn.

Personeli i shpëtimit, Mehmet Eryilmaz foli për momentin kur gjetën gruan dhe tha se “Nëna ishte e lumtur që na pa. Në fillim ia mbajta dorën. Ne folëm, biseduam dhe e qetësuam atë”.

Gjithashtu të mërkurën, një tjetër grua e identifikuar si 45-vjeçarja Melike İmamoglu, u shpëtua pas 222 orësh nën rrënojat e qytetit të Kahramanmarasit.

Ndryshe, shteti turk dhe sirian deri më tani ka regjistruar mbi 40 mijë viktima shkaku i dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur këto dy vende.