", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_kikkkk1676487338.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Elon Musk ‘prezanton’ para të gjithëve shefin e ri të Twitter-it

Shefi ekzekutiv i Twitter (CEO), Elon Musk ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do të gjejë pasuesin e tij në këtë post të kompanisë.

Tani në formë shakaje në Twitter ai ka publikuar një foto të një qeni, ku e prezanton atë si CEO-n e ri të kompanisë.

Në këtë imazh, qeni ka të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin CEO, derisa qëndron ulur në një ambient improvizues zyre.

Musk madje i dha një mbishkrim kësaj fotografie, duke thënë “CEO i ri është i mrekullueshëm”.

Përveç këtij postimi, ai ka bërë edhe disa postime të tjera ku prezanton karakteristikat e shefit të ri të Twitter.