Vashat kosovare të forta ndaj Estonisë, fitojnë ndeshjen e parë në turneun në Turqi

Kombëtarja e Kosovës (femrat) kanë arritur fitore në ndeshjen e parë në turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Vashat dardane arritën fitore 2 me 1 ndaj Kombëtares së Estonisë në ndeshjen e zhvilluar në teren neutral.

Golat për Kosovën i shënuan: Elizabeta Ejupi (Sunderland) dhe Erëleta Memeti (Hoffenheim). Kurse golin e vetëm për estonezët e shënoi, Vlada Kubassova.

Vajzat e Kombëtares A do të marrin pjesë në turneun miqësor “Turkish National Ëomens Cup Alanya 2023”, ku do të marrin pjesë edhe Turqia, Kosova, Estonia, Bullgaria, Honkongu, Jordania, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Afrika e Jugut, Uzbekistani dhe Zambia, të ndara në 3 grupe. Ekipet janë akomoduar në hotelin “Selene” buzë detit në Alanya.