", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_ddddd1676480758.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Tërmeti ndan në dysh fshatin turk, çarja e tokës 16 kilometra

Mediat turke raportojnë se fshati në rrethin Doğanşehir në Malatya është ndarë në dysh, dhe se pjesa jugore e fshatit është “fundosur” për dy metra, ndërsa shtëpitë në veri kanë mbetur të paprekura.

Madje thuhet se ka ndodhur një çarje e tokës në një distancë prej 16 kilometrash.

Pamjet më të reja që vijnë nga ky vend, nuk i lënë indiferentë shumë persona që patën rastin t’i shikojnë këto skena rrëqethëse.

Raportohet se shtrirja e tërmeteve të fundit që goditën Turqinë dhe Sirinë do të zbulohet në ditët apo në muajt në vazhdim, dhe do të tregojë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga këto tërmete.

Ndërkaq numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë është rritur në 41 mijë. Tetë ditë pas tërmetit, nëntë persona tjerë janë shpëtuar në Turqi.

Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit po konsiderojnë se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një javë nga tërmetet, akoma ka të gjallë nën rrënoja, të cilët me çdo kusht po tentojnë t’i shpëtojnë.