", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_gggggg1676479076.png", "width": 900, "height": 473 } }

Gjashtë balona ruse identifikohen mbi Kiev, dyshet të kenë pasur pajisje zbulimi

Gjashtë balona ruse u vunë re mbi Kiev dhe shumica u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas.

Sipas të njëjtit përditësim, balonat mund të kenë pasur pajisje zbulimi.

“Bazuar në të dhënat paraprake, rreth 6 objektiva armike u zbuluan në hapësirën ajrore të Kievit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për balona që lëvizin nën ndikimin e erës. Këto objekte mund të mbanin reflektorë dhe disa pajisje zbulimi,” tha komanda ushtarake e Kievit.

Qëllimi i lëshimit të këtyre balonave nga Moska, siç theksohet nga komanda ushtarake, ishte ndoshta identifikimi i sistemit të mbrojtjes ajrore.