Studentët në Prishtinë protestë kundër asociacionit: Nuk falet toka që është e ujitur me gjak
Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar këtë të mërkurë për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Marshimi ka nisur nga oborri i Bibliotekës duke vijuar drejt ndërtesës së Qeverisë në Kosovë.
Këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe mjaft qytetarë.
“Bashkë kundër Asociacionit”; “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”; “Zajdenica nuk kalon”; “Nuk falet toka që është e ujitur me gjak”, kanë qenë këto disa pankarta që janë parë në këtë marshim.