‘Ekspertja thotë se uji në Tiranë nuk është vdekjeprurës’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Kanibalja e rilindjes

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në të cilën një eksperte në një intervistë, ku shprehet se uji në Tiranë është i pijshëm, duke theksuar se mund të ketë probleme shëndetësore por nuk është vdekjeprurës.

Kanibalja e rilindjes! Ja se çfarë është shëndeti dhe jeta e qytetarëve për rilindasen!’, shkruan Berisha në Facebook.

Diskutimi: 

Pyetje: Një notë nga 1 deri në 10, si do vlesoje cilësinë e ujit si eksperte?

Ekspertaj: Është i pijshëm por kjo nuk do të thotë se është i mirë. Ka probleme shëndetësore por nuk është vdekjeprurës.