Tërmeti në Turqi/ Deri tani kanë ndodhur 3858 pasgoditje dhe 200.000 ndërtesa të shkatërruara

Mijëra pasgoditje janë regjistruar në Turqi , pas tërmetit të madh prej 7.8 Rihter , të hënën e kaluar, më 6 shkurt.

Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) Orhan Tatar tha të mërkurën në mëngjes se " 3,585 pasgoditje kanë ndodhur deri më tani". 

Madje, ai shtoi se gjatë minutave që foli me gazetarët, pasgoditjet “kaluan 3900”.

Sipas zyrtarit, tërmeti ishte i një intensiteti të tillë sa që pesë pjesë të veçanta të zonës së thyerjes së Anadollit lindor u shpërthyen. 

Njëkohësisht ai u bëri thirrje banorëve që të shmangin objektet e dëmtuara, pasi ekziston rreziku i shembjes.

U dëmtuan rreth 200 mijë ndërtesa

Të dhënat që tregojnë shtrirjen dhe intensitetin e tërmeteve janë gjithashtu tronditëse. 

Sizmologu grek Gerasimos Papadopoulos komentoi se 100.000 ndërtesa kanë pësuar dëmtime nga 3 në 5, pra dëme të konsiderueshme .

“ Nëse vendosim të gjitha dëmet, qoftë edhe ato të vogla, atëherë ndërtesat që kanë dëmtime, qoftë edhe ato të vogla, i afrohen 200 mijë. Është një numër i tmerrshëm. Rrallëherë kemi parë shifra të tilla, por jo në një masë të tillë ”, theksoi sizmologu grek për ERT.

Më herët në postimin e tij zoti Papadopoulos u shpreh se “Intensiteti i tërmetit ka kaluar shkallën 11 dhe ka arritur shkallën 12 të shkallës Mercalli-Sieberg. 

Klasa 12 është maksimumi, që korrespondon me shkatërrimin e plotë dhe është vërejtur rrallë në mbarë botën. 

“Tërmeti në disa vende arriti majën e shkallës, pra intensitetin 12, që është shkalla më e lartë e fatkeqësisë në shkallën e njohur Mercalli-Sieberg”, tha zoti Papadopoulos për ERT, duke e cilësuar ngjarjen si jashtëzakonisht të rrallë.

Personat e zhdukur

Duke folur për numrin e personave të zhdukur , z. Papadopoulos shprehu mendimin se numri i tyre i saktë nuk do të gjendet kurrë duke përmendur shembullin e vitit 1999 në Turqi, kur vlerësohej se kishte 18,000 si numër zyrtar i viktimave dhe 40,000 si jozyrtare.

“Fatkeqësisht, ka pasur njerëz të tjerë që nuk janë gjetur kurrë në rrënoja. Nuk ka qenë e mundur të gjenden dhe diçka e ngjashme do të ndodhë edhe këtu”, vlerësoi z. Papadopoulos.