A mundet 'diplomacia e tërmetit' ta ndihmojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Në orët pasi dy tërmete masive goditën Turqinë jugore, rrotat e lyera mirë të ndihmës humanitare filluan të rrotullohen në Suedi dhe Finlandë.

Kombet nordike janë bllokuar në një ngërç me Ankaranë lidhur me anëtarësimin e tyre në NATO --pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i mban peng duke kërkuar që Stokholmi dhe Helsinki të plotësojnë kritere strikte përpara se të vazhdohet me ratifikimin.

Pra, a mundet që “diplomacia e tërmetit”' të zbusë qëndrimin e Turqisë ndaj aplikantëve të NATO-s?

Ajo ka vepruar më parë në rajon.

Në vitin 1999, një tërmet i fuqishëm goditi pranë qytetit turk të İzmit dhe grekët ishin ndër të parët që u përgjigjën me ndihma, pavarësisht nga armiqësia në dekada mes dy fqinjëve. Disa muaj më vonë, kur një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Athinën, turqit iu kundërpërgjigjën me ndihmë.

Shfaqja e besimit të mirë fqinjësor bëri që Greqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj për t'u bërë Turqia, vend kandidat në BE - diçka që politikëbërësit në Finlandë dhe Suedi do të shpresojnë ta shohin të përsëritet.

Çfarë ndihme kanë dhënë Suedia dhe Finlanda?

Suedezët deri më tani kanë dhënë 3.3 milionë euro në mbështetje humanitare dhe kanë dërguar më shumë se 50 ekspertë kërkimi dhe shpëtimi, qen kërkimi dhe ekipe mjekësore në Turqi.

"Mbështetja thelbësore që Suedia po kontribuon tashmë bën një ndryshim të madh në terren në Turqi dhe Siri," tha ministri suedez për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim, Johan Forssell.

Forssell tha se qeveria e tij veproi "me shpejtësi dhe vendosmëri", por Dr Paul Levin në Institutin e Studimeve Turke të Universitetit të Stokholmit tha se ata mund të kishin ecur më shpejt.

"Suedia u vonua duke ofruar ndihmë."

"Unë nuk mendoj se kjo është mungesë përpjekjeje apo vullneti, por që Suedia nuk është e mirë në reagimin e shpejtë ndaj fatkeqësive," i tha ai Euroneës, duke përmendur Komisionet Mbretërore kritike në përgjigjet zyrtare ndaj cunamit të Azisë 2004 dhe pandemisë COVID-19.

"Unë mendoj se ne për fat të keq nuk jemi të mirë në reagimin ndaj fatkeqësive," tha Levin.