Moska shton sulmet në shumë rajone të Ukrainës

Forcat ruse kanë shtuar sulmet e rënda me raketa në disa rajone të Ukrainës, ndërsa zyrtarët e Kievit parashikojnë një ofensivë pranverore nga Moska, shkruan CNN.

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kishin "zmbrapsur sulmet në rrethinat e më shumë se 20 vendbanimeve" nga veriu i rajonit të Kharkiv përmes kufirit të Luhansk dhe më tej në jug përgjatë vijës së frontit shumë aktiv të Donetsk, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Moska ka qenë veçanërisht aktive në lindje të qytetit të Kupyansk në rajonin e Kharkiv, i cili u rimor nga ukrainasit në spastrimin e tyre nëpër Kharkiv në shtator, sipas ushtrisë. 

Ka pasur gjithashtu një rritje të dukshme të bombardimeve ruse të vendbanimeve përgjatë kufirit Kharkiv-Luhansk, ku vijat e frontit janë vendosur kryesisht që nga vjeshta.

Trupat ruse kryen gati 70 sulme duke përdorur sisteme të shumta raketash të martën, një numër më i lartë se sa raportohet zakonisht, tha Shtabi i Përgjithshëm, ku përfshihen dhe një numër sulmesh në jug.

Përveç kësaj, pushtuesit rusë kryen 68 sulme të shumta raketahedhëse (MLRS), duke përfshirë kundër objekteve civile në rajonet jugore Kherson dhe Mykolaiv.

Shtabi i Përgjithshëm pohoi gjithashtu se rusët kishin filluar të digjnin trupat e ushtarëve pranë qytetit të Simferopol në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

"Raportet e fundit dëshmojnë praninë e vazhdueshme të automjeteve ushtarake që numërojnë deri në 10 njësi pranë krematoriumit lokal. Pushtuesit përdorin këta kamionë për të sjellë ushtarakë dhe mercenarë rusë të vdekur. ", shtoi ai.