VIDEO/ U filmua duke rrahur të riun në Pogradec, pezullohet nga detyra polici Gjergji Riza
Oficeri i policisë Gjergji Riza u cili është filmuar duke rrahur një djalë në Pogradec është pezulluar nga detyra.
Vendimi u bë i ditur sot pas publikimit të videos të dhunës së ushtruar ndaj të riut nga oficeri i policië, ndërsa AMP është ajo që do të vijojë hetimet për ngjarjen.
Sa i takon të riut, Ervin Norolla, ai mësohet se është arrestuar nga policia disa ditë më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ndodhet në burg pasi policia i gjeti 50 gr heroinë.