", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_773x435_cmsv2_291ec99d-0712-5c73-a394-9d22cd776992-74025481676464008.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Republikania Nikki Haley do të kandidojë për presidente të SHBA në vitin 2024

Ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara dhe guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, ka shpallur lajmin se do të kandidojë për presidente të SHBA-së në vitin 2024.

Ajo është republikania e dytë e madhe që shpalli ofertën e saj për Shtëpinë e Bardhë – i pari ishte ish-shefi i saj, Donald Trump, që e shpalli kandidaturën e vet në nëntor.

Njoftimi, i dhënë në një video të postuar në Twitter, përbën një kthesë, pasi më parë ajo kishte pohuar se kurrë nuk do ta sfidonte Trumpin për postin e lartë nëse ai do të kandidonte.

Duke justifikuar ndryshimin e mendimit nga ana e saj, Haley përmendi, ndër të tjera, problemet ekonomike të vendit dhe, duke iu referuar moshës së 74-vjeçarit Trump, nevojën për "ndryshim brezash".

Haley, 51 vjeçe, është e treta indiano-amerikane që kërkon një post presidencial dhe e para në një varg të gjatë republikanësh që pritet të nisin fushatat e vitit 2024, muajt e ardhshëm, përfshirë ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, ish-sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe senatori Tim Scott të Karolinës së Jugut.

Presidenti Joe Biden ka thënë se synon të kërkojë një mandat tjetër në vitin 2024, duke penguar çdo nominim tjetër nga demokratët.