Brukseli: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Një grup pune nga europa do të formohet me qëllim përdorimin e fondeve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, njoftuan nga misioni suedez që aktualisht kryeson BE-në.

“Grupi do të kryejë një analizë ligjore, financiare, politike, ekonomike mbi mundësitë e përdorimit të fondeve të ngrira ruse”, deklaroi misioni suedez, sipas CNN.

"Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, kjo ngre disa pyetje të vështira. Gjithçka duhet bërë në përputhje me BE-në dhe ligjin ndërkombëtar. Aktualisht nuk ka asnjë model konkret," tha kryeministri suedez Ulf Kristerson.