", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_Screenshot_81676460145.png", "width": 900, "height": 476 } }

VIDEO/ Sergio Ramos sulmon fotografin pas PSG – Bayern Munich

Futbollisti i PSG-së, Sergio Ramos ka sulmuar një fotograf pas ndeshjes me Bayernin në Champions League. Ish-lojtari i kombëtares spanjolle largoi me forcë fotografin, i cili siç shihet në video, e ka shqetësuar pa dashje. Para kësaj, Ramos u përplas edhe me kolegun e tij.

 

PSG humbi ndaj Bayernit 1-0 në Parc des Princes. Skuadra gjermane është favorit për të kaluar në turin e tjetër kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në “Allianz Arena”. Ramos e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por pas sfidës dhe konfliktit me fotografët, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij. Kështu, kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai tha se ende nuk e di nëse do ta rinovojë.