VIDEOLAJM/ EMRI/ Oficeri i policisë dhunon barbarisht një qytetar

Në videon e siguruar nga SYRI TV, një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese.

Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun Elvin Norolla. 

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin.

Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin, i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të Policisë të Korçës.