Boksieri që ka dy të dashura zyrtare
Ai ka dy të dashura dhe nuk di cilën të zgjedhë.
David Haye, ish- boksieri profesionist, ka një vend në zemrën e tij për dy femrat, Una Healy dhe Sian Osborne , dhe përmes Instagramit i ka uruar të dyjave ditën e Shën Valentinit.
Boksieri ka festuar me “mbretëreshat” e tyre në ditën e veçantë dhe ka postuar momente të bukura në rrjetet sociale.
The Sun kishte zbuluar se David kishte një lidhje me dy gra me këngëtarën irlandeze Una Healy dhe modelen Sian Osborne.
Pavarësisht se treshja ndanë foto nga pushimet e tyre së bashku, Davidi ende nuk i ka reaguar publikisht për lajmet që kanë bërë xhiron në internet gjatë orëve të fundit.
Megjithatë, boksieri u duk se e konfirmoi këtë çështje siç dëshiroi publiku duke publikuar një foto ku ai shihet i buzëqeshur mes dy vajzave.
Treshja kohët e fundit po kalojnë pushime në Kosta Rika.
David ka qenë në një lidhje me modelen Sian që nga viti 2020.
Una ishte e martuar me yllin e rugbit Ben Foden në vitin 2012 dhe u ndanë në vitin 2018.
Të tre kanë qenë të afërt që nga viti i kaluar kur kaluan kohë së bashku në Londër.
Raportimet thonë se të tre kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tyre se janë bashkë.