Pasi i preu kokën dhe penisin të dashurit të saj, tani sulmon avokatin në sallën e gjyqit
Një grua e martuar e akuzuar se i preu kokën të dashurit të saj pasi e mbyti atë gjatë seksit, sulmoi avokatin e saj në gjykatë të martën.
Taylor Shabiznis, 25 vjeç, u hodh nga avokati i saj Quinn Jolly rreth orës 8:48 të mëngjesit në një sallë gjyqi në Greenbay, Wisconsin. Duket sikur ajo e ka goditur me bërryl Jolie në kokë. Avokati, megjithatë, nuk duket të ketë pësuar lëndime.
Debati me sa duket shpërtheu pasi një dëshmitare nuk u paraqit për të dëshmuar për gjendjen e saj mendore. Ajo akuzohet për vrasje të shkallës së parë, gjymtim të një kufome dhe sulm seksual të shkallës së tretë pasi nëna e viktimës zbuloi kokën e prerë të djalit të saj në një kovë, të mbuluar me një peshqir, në shtëpinë e saj.
Shpërthimi erdhi gjatë procedurave për të përcaktuar nëse Shabiznis është i aftë për të dalë në gjyq.
Jolley pritej të paraqiste dëshminë e ekspertit në gjykatë të martën, por në vend të kësaj i tha gjyqtarit Thomas Walsh se dëshmitari nuk e kishte përfunduar ende raportin e tij.
Avokati kërkoi edhe dy javë për atë dëshmi.