‘Kaq mjafton’/ Drejtuesja e qeverisë skoceze dorëhiqet pas 8 vitesh
Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si ministrja e parë e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh në këtë post.
Sipas BBC, Sturgeon, e cila është edhe kryetare e Partisë Kombëtare Skoceze pritet ta bëjë njoftimin në një konferencë për shtyp të organizuar me urgjencë në Edinburgh.
Nuk dihet nëse largimi i saj do jetë i menjëhershëm apo do i lërë kohë të zgjidhet pasardhësi.
Një burimi i afërt me Sturgeon- ministrja e parë më jetëgjatë- tha për BBC se ajo kishte thënë se kaq mjafton.
Sturgeon ka qenë drejtuese e qeverisë skoceze që prej vitit 2014. Ajo ka qenë anëtare e parlamentit skocez që nga viti 1999.
Ajo e ka udhëhequr partinë e saj në disa fitore. Sturgeon kishte në plan të organizonte një tjetër referendum për pavarësinë e Skocisë, por ishte bllokuar.
Sipas Daily Mail, mbështetja për këtë referendum është më e ulët se në vitin 2014, kur skocezët votuan kundër pavarësisë.