Mesazhi enigmatik i Shakirës: Mund ta vras ish-in tim
Këngëtarja kolumbiane Shakira nuk resht së hedhuri shigjeta kundër ish-partnerit të saj Gerard Pique, që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, qershorin e kaluar.
Kësaj radhe Shakira ka qenë protagoniste në rrjete sociale pas një video të cilën ajo postoi në ditën e Shën Valentinit.
Në video këngëtarja kolumbiane dëgjohet teksa këndon këngën e SZA ’"Unë mund të vras ish-in tim"’ teksa pastronte.
Përmbatja e kësaj këngë është shumë e dhunshme pasi në tekstin e saj ndër të tjera thuhet:
''Ndoshta mund të vrasë ish-in tim. E dashura e tij e re është e radhës, si arrita deri këtu? Ndoshta mund të vrasë ish-in tim edhe pse e dua akoma. Më mirë të jem në burg sesa vetëm. E urrej të të shoh të lumtur nëse nuk jam unë arsyeja.’
Nisur nga kjo shumica e komentuesve në rrjete sociale janë të bindur se Shakira ia ka kushtuar këtë këngë Piques dhe të dashurës së tij të re Clara Chia.
“Pastrimi i vendit të krimit!!! Hehehehe”, “Një perëndeshë!! Pastrimi i skenës së krimit por nuk duhej të lyhej vërtet me gjak, mjaftoi me këngën Bizarrap” ose “Për ne që nuk dimë anglisht ju lë një pjesë të vogël të këngës së përkthyer. Kjo është shumë e shtrembëruar, shpresoj se vrasja e ish-it është një metaforë për të thënë se i ka zhbërë me këngën e tij...”,janë disa nga komentet e këtij publikimi, i cili në vetëm dy orë ka kaluar një milion “like”.