EurActiv: Italia rrëzon dënimin e Llallës, u shpall non-grata pasi u përplas me ambasadorin amerikan

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se ish-prokurori i përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, raportohet se ka marrë azil politik në Itali, duke shuar shpresat për ekstradim pas një kërkese të paraqitur nga gjykata speciale e vendit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

“Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm mes viteve 2012 dhe 2017. Menjëherë pas një përplasje publike me ambasadorin e atëhershëm të SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për ndërhyrjen e tij të dyshuar në reformën në drejtësi, atij iu ndalua hyrja në SHBA së bashku me familjen, në bazat e dyshuara për korrupsion”.

“Departamenti amerikan i Shtetit sqaroi se nuk kishte ndonjë proces në vazhdim ndaj Llallës, por tha se vendimi ishte marrë në bazë të opinionit publik dhe akuzave për korrupsion,” shkruan agjencia.

Sipas saj, Llalla u dënua me dy vite burg dhe konfiskim të pasurisë me akuzën se nuk ka deklaruar pasurinë e tij. Apeli rrëzoi pretendimet e tij dhe mbajti në fuqi vendimin.

“Gjykata italiane e Apelit ngriti dyshime për vlefshmërinë e dënimit të tij të mëparshëm dhe iu referuar një gjendje të supozuar shëndetësore ‘të pashërueshme’ të Llallës. Për këtë arsye, ata thanë se nuk duhet të zbatohet vendimi me burg", shkruan EurActiv.

Agjencia thotë se ka parë vendimin e ditës së hënë nga Gjykata e Apelit të Romës, që thekson se “gjykata urdhëroi lirimin nga burgu të personit të sipërpërmendur nëse nuk ndalohej për arsye të tjera”.