Skoci: Nicola Sturgeon jep dorëheqjen nga posti i kryeministres

Nicola Sturgeon pritet të njoftojë dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres të Skocisë. 

Siç raporton BBC, kreu i Partisë Kombëtare të Skocisë do të bëjë një njoftim përkatës duke dhënë një konferencë urgjente për shtyp në Edinburg .

Megjithatë, nuk është e qartë se kur saktësisht do të largohet nga posti i saj.

Sturgeon u bë Ministër i Parë i Skocisë në nëntor 2014 pas referendumit për pavarësi.