Kafe Shqeto/ Pse mediat e huaja urrejnë shqiptarët në Britani?
I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte gazetari Ervin Gjonaj dhe sipërmarrësi në Britani, Elson Gjini.
Ata janë shprehur se ky sulm ndaj shqiptarëve është me qëllime të pastra politike dhe statistikat nuk përputhen me realitetin.
"Është e vështirë për ta kuptuar se me gjithë hulumtimin që kam bërë ndaj nesh nuk japin detaje. Të gjithëve u kam kërkuar kontakt pse i bëjnë, informacionet dhe bazat ku i marrin dhe asnjë nuk pranon që të përgjigjet mbi këto shkrime kundër shqiptarëve.
Ata shprehen se burimet tona të informacionit janë kofidenciale, dhe se të gjitha të dhënat tregojnë se ju jeni një kontigjent i madh krimi. Sipas statistikave ne si popullsi nuk jemi fare problematikë në Angli pasi në burgje ndodhen rreth 1 mijë shqiptarë ndërsa nacionalitetet e tjera janë diku ke 40 mijë dhe raporti është shumë ndryshëm.
Rumunët janë të dytët që në europë nga numri i të arrestuarve dhe ndodhen burgje."
Sipërmarrësi, Gjini ka akuzuar mediat online për sulmet që i bëjnë shqiptarëve pas asnjë arsye dhe fakt por vetëm kanë qëllime që i demaskojnë.
"Të gjithë e kuptojnë këtë sulm pasi është një prapavijë politike që kanë si qëllim të godasin shqiptarë për arsye të ndryshme. Në vitet e fundit në Angli kanë emigruar studentë dhe nxënës shkollash dhe këto nuk mund të quhen kriminelë pasi kanë shumë pak që ndodhen në Britani.
Sipas statistikave ne jemi në fundin e listës dhe jemi inekzistent dhe se nuk figurojmë gati fare në listë, prandaj mendoj se kjo është me një prapavijë politike.
I vetmi impakt që ka kjo ky publikim i lajmeve Albania Criminal që kanë si qëllim të na inkriminojnë gjendet vetëm online. Në bashkëpunojmë me partner prej gati 10 vitesh dhe nuk kemi pasur asnjë problem sepse kemi Bashkëpunuar shumë mirë. Janë dhe mediat online shqiptare që marrin copy paste dhe nuk lidhen me realitetin sepse shifrat nuk lidhen me raportimet. Ne nuk jemi një komunitet problematik në Angli, kjo është një gënjeshtër."