Vlorë, Hysni Sharra hyn në lagjet e Vlorës së vjetër, baza e fuqishme e PD
Hysni Sharra, kandidati i opozitës për bashkinë e Vlorës, zhvilloi dje bashkë me drejtues të Partisë Demokratike, një takim me banorë të lagjeve "28 Nëntori" dhe "Kushtrim", të cilin e konsideroi si të shkëlqyer.
"U diskutua forcimi i mëtejshëm i Partisë Demokratike si dhe problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone. Të gjithë u shprehën që këto zona të pjesës qytetare e të Vlorës së vjetêr, do të jenë si gjithmonë mbështetje e fuqishme për Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj", shkroi Sharra në rrjetet sociale.