Ledina Alolli dëgjon banorët e Korçës: E vërteta në sy të ndihmon të ndryshosh realitetin!

Demokratja Ledina Alolli, kandidatja e opozitës për bashkinë e Korçës, ka nisur turin e takimeve me qytetarët në kuadrin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. 

"Dëgjesat publike, shprehet znj. Alolli, - janë më tepër se bashkëbisedime me banorët e Korçës, janë zbulim i së vërtetës për hallet dhe shqetësimet që ata kanë, në zonën ku jetojnë. E vërteta kur thuhet në sy, është ajo që të ndihmon për ta ndryshuar realitetin, për ta zgjidhur drejt atë!"

Kandidatja zhvilloi së fundi një takim me banorët e lagjes 8 të qytetit.