Kur tualetet e stadiumit të Nice shërbejnë për xhirimin e një filmi pornografik, klubi francez ngre padi
Kjo është një histori e pazakontë. Gjatë ndeshjes Nice-Lille Ligue 1 të luajtur më 29 janar në Allianz Riviera, një film pornografik u xhirua në një nga tualetet e stadiumit të Nice, raporton “Nice-Matin”.
Një aktore zgjodhi rastësisht një mbështetës në tribuna për të xhiruar një skenë me të në tualetin e stadiumit të klubit francez.
Kjo skenë e pazakontë nuk i pëlqeu aspak klubin të Nice, që vendosi të ngrejë një padi kundrejt personave që e organizuan këtë ngjarje.,
Ligue 1 side Nice have made a formal complaint after a porn film was shot inside their stadium 😳 pic.twitter.com/nwMDVQVRnE
— SPORTbible (@sportbible) February 14, 2023
Kur videoja u bë publike, disa tifozë të Nice-s njohën stadiumin dhe tribunën e “Allianz Riviera”, të cilët u ankuan menjëherë te drejtuesit e klubit, që nisën menjëherë procedimin dhe kërkuan që të hetohen të gjitha rrethanat në të cilat ndodhi kjo skenë.
“OGC Nice ka ngritur padi kundër personave që kanë filmuar një film për të rritur në tualetin e stadiumit Allianz Riviere. Ngjarja ka ndodhur më 29 janar gjatë një ndeshjeje kundër Lille”, bëhet e ditur.