", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/15/auto_-640-0-89jpg-16764486091676451629.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Mbyti të dashurin gjatë seksit dhe i preu kokën, 25 vjeçarja sulmon avokatin e saj në gjyq

Një grua amerikane e akuzuar se mbyti të dashurin e saj gjatë seksit përpara se t'i priste kokën dhe t'i hidhte trupin sulmoi avokatin e saj dje, me pamjet e kapura në kamera në një gjykatë në Wisconsin .

Taylor Schabusiness , 25 vjeç, nxitoi te avokati i saj, Quinn Jolly, rreth orës 8:48 të mëngjesit të së martës, gjatë një seance dëgjimore për të përcaktuar nëse ai ka qartësinë e nevojshme mendore për të dalë në gjyq. 

Shpërthimi i dhunshëm i të akuzuarës erdhi pasi u njoftua në gjykatë nga avokati i saj se ekspertit të caktuar për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike do t'i duhej më shumë kohë për të përfunduar raportin e tij.

Jolly kërkoi dy javë shtyrje për dëshminë e ekspertit dhe gjyqtari pranoi, duke sugjeruar që data e seancës së re të zhvendosej nga marsi në maj.

Kjo ndodhi kur Schabusiness u hodh nga karrigia e saj dhe sulmoi avokatin, duke u përpjekur fillimisht t'i godiste krahun para se ta godiste me grusht në kokë.

Ndërhyrja e rojeve ka qenë e menjëhershme. Ata arritën të mobilizonin 25-vjeçaren, e cila po përpiqej t'i shpëtonte, dhe gradualisht ta bindnin të qetësohej. 

Kur ia dolën, e nxorrën nga salla e gjyqit . Dhjetë minuta pas sulmit, kur rifilloi seanca, Jolly informoi gjykatën për vendimin e tij për t'u tërhequr nga përfaqësimi i Schabusiness.

Çështja nëse Schabusiness është mendërisht kompetente për të dalë në gjyq ka preokupuar autoritetet ligjore të Wisconsin që nga arrestimi i saj vitin e kaluar. Një ekspert i angazhuar nga gjykata për vlerësimin e saj dëshmoi se ajo ka aftësinë të mbrohet në gjykim, por eksperti i angazhuar nga mbrojtja shprehu dyshime dhe kërkoi teste të mëtejshme.

Schabusiness akuzohet për vrasje të shkallës së parë, copëtim të një kufome dhe sulm seksual të shkallës së tretë.