'Lidhja e pashkëputur' - poezia e Fan Nolit si ide për 'dhuratën' e 14 Shkurtit
Për të gjithë ata që ende nuk kanë vendosur për "dhuratën" e Shën Valentinit, AQSH ju vjen në ndihmë me këto vargje të veçanta kushtuar dashurisë të cilat mund tja dërgoni partneres ose partnerit në formë elektronike ose të printuar në letër.
Ti moj Engjell, moj shejtane,
Moj zambak e moj shafrane,
Ti më dehe të papirë
Me tufan e me farmirë
Moj kurbatkë katarroshe,
Moj sharhoshe kokëboshe,
Më përpjek qoshe me qoshe
Me zinxhir po më zvarnis,
Më shastis e më bezdis,
Më kërdis, më çakërdis
Ti ma syrgjynose gjumin,
Ti më mbylle në bodrumin,
Ti më nxive në zullumin
Bashkë s’rrojmë dot
Ndahemi pra sot
Nuk ujdis dot ti me mua
si për çift, për burrë e grua.
Unë hesht, ti po bertet
Unë fle, ti po gërrhet
Unë ha ti ramazan
Unë s'pi, ti zbras kazan
Unë rent, ti po çalon
Unë ngel, ti fluturon
Unë prush e ti deborë
Unë dras e ti këmborë.
Poezia gjendet në fondin personal të Fan Nolit.