VIDEO/ Milani drejt ëndrrës, kuqezinjtë mposhtin Tottenham-in me golin e Brahim Diaz

Milani ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Totenhemit, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, të zhvilluar në “San Siro

Një sukses i merituar ky i kuqezinjve të Piolit, që iu falën golit të Brahim Diaz, në minutën e 7-të.

Goli i mesfushorit i dhuroi suksesin italianëve, që kanë hedhur kështu një hap të rëndësishëm për të synuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Londër.

Në këtë duel, kuqezinjve, do iu duhet të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë avantazh, për të vijuar drejt fazës tjetër.