PSG-Bayern Munchen, statistikat e supersfidës së Championsit

PSG dhe Bayern Munchen zhvilluan në “Parc des Princes” takimin e parë të vlefshëm për 1/8-at e Champions League, shkruan Syri.net.

Bavarezët fituan minimalisht 1-0, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën zhbllokohet rezultati.

Kingsley Coman realizon në minutën e 53-të, duke kaluar në avantazh kampionët e Gjermanisë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe në sfidën e kthimit në Mynih, skuadra e Nagelsman shkon me 1 gol në epërsi.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e finales së parakohshme të Championsit.