VIDEO/ Zhulali: SPAK duhej të alarmohej mbi skandalin Rama-McGonigal

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali e ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv vuri në dukej kontrastin e madh të organeve të drejtësisë amerikane dhe të atyre shqiptare pas skandalit Rama-McGonigal. Zhulali u shpreh se siç është SPAK-u i cili në vend që të alarmohet dhe të vendoset menjëherë në lëvizje I dërgon  një letër një deputeti ku i kërkon t’i vëjë në dispozicion aktakuzën.

“Brenda dy javësh jo vetëm që ka dy çështje që tashmë janë nën gjykim një në New York dhe një në Washington ku është i përfshirë dretpërdrejt kryeministri Rama.

Brenda dy javësh kongresi amerikan ka nisur një hetim te thelluar mbi punën e FBI dhe se deri ku shtrihet efekti dhe pasojat që ka lënë McGonigal në gjithë insitucionet ligjzbatuese në Amerikë por edhe me pasojat që ka pasur sjellje a e tij në institucione aty dhe jashtë.

Dhe, çfarë shohim ne në Shqipëri? Në Shqipëri shikojmë që kryeministri Rama jo vetëm është zhdukur nga çdo llogaridhënie nga mediat, parlamenti, dhe nuk ndalon këtu por brenda dy javësh ka përjashtuar nga ky institucion 18 deputetë të opozitës.

Pra bën çdo gjë që t’i shpëtojë llogaridhënies dhe kjo po tregon vetëm rrënimin e insitucioneve shqiptare. Çfarë po ndodh tjetër? Kemi një institucion tjetër ligj-zbatues siç është SPAK-u i cili në vend që të alarmohet dhe të vendoset menjëherë në lëvizje i dërgon një letër një deputetit, ku i kërkon t’i vëjë në dispozicion aktakuzën. 

Skandal që më të madh nuk ka. Ky ësht kontrasti i madh mes asaj që po ndodh në Amerikë dhe asaj që po ndodh në Shqipëri dhe kjo tregon se sa rëndë është përfshirë Rama në këtë afere” u shpreh Zhulali.