Champions League/ Milan-Tottenham, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Tottenhamit është një nga përballjet më interesante të këtij turi në Ligën e Kampioneve.

Kuqezinjtë përballen me londinezët të cilët drejtohen nga Antonio Conte, një njohës i mirë i futbollit italian.

Një sfidë ku trajneri Stefano Pioli ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë në rreshtim Rafael Leaos, pavarësisht formës jo optimale që ka shfaqur ai së fundmi.

Portugezi do të luajë përkrah Giroud dhe Brahim Diaz në repartin e avancuar.

Ndërkohë, Tottenham përgjigjet me Harry Kane të mbështetur nga Son, Perisic dhe Kulusevski.