Hysni Gurra: Rama 'i eturi' për prononcime në mediat ndërkombëtare, tani hesht sepse ka frikë
Analisti Hysni Gurra, i ftuar në 'Task Force' në SYRI TV me Sonila Meço, ka komentuar sjelljen e kryeminsitrit Rama, pas përfshirjes së tij në një nga skandalet më të mëdha në histori, atë me McGonigal.
Gurra u shpreh se Rama i ka pasur të shpeshta prononcimet për mediat ndërkombëtare, nderkohë që tani ka zgjedhur të heshtë, dhe arsyeja sipas Gurrës, është se kryeministri akoma nuk e di sasinë e informacionit që organet e drejtësisë amerikane kanë mbi këtë çështje.
"Fakti që mediat amerikane nuk bënë thjeshtë një artikull sporadik dhe doli vetëm njëherë dhe hoqën dorë, duhet t’i kujtojmë edhe publikut shqiptar se 'Washington Post' është media që ka rrëzuar presidnetin e Nixon, pra këmbëngulja e atyre dhe heshtja e Edi Ramës tregon se kjo ka qenë një marrëdhenie okulte mes Ramës dhe zyrtarëve të lartë të FBI, rasti i McGonigal por edhe i paraardhësve të tij.
I vetmi njeri që e di se çfarë ka bërë është Edi Rama. Ai për momentin hesht sepse nuk di se sa dinë amerikanët për atë. Për këtë arsye ai shmanget dhe hesht sepse ne e dimë kryeministrin tonë dhe etjen e tij për tu prononcuar për media ndërkombëtare, ku ka mundur. Pra, është rasti i parë që ai kthen një përgjigje me anë të në një sekretareje", u shpreh Gurra.