Nicola rrezikon shkarkimin, Paulo Sousa favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Salernitanës

Pas humbjes përballë Veronës shkarkimi i Davide Nicolas është gjithmonë e më pranë dhe Salernitana vazhdon të kërkoj një emër të ri për stolin.

Mes shumë emrave në listën e presidentit Iervolino dhe drejtorit sportiv De Sanctis, është njëri që ka fituar terren mbi të tjerët: bëhet fjalë për Paulo Sousan. Trajneri portugez është kandidati kryesor në këto momente dhe kontaktet mes palëve kanë nisur.

Synohet një kontratë 1 vit e gjysmë që lidhet me mbijetesën në Serie A. Sousa ka drejtuar Fiorentinën në vitet 2015-2017 ku në 95 ndeshje ka koleksionuar 43 fitore, 25 barazime dhe 27 humbje.

Kandidatët e tjerë për stolin e Salernitanës kanë Francesco Farioli, Beppe Iachini dhe Leonardo Semplic.