VIDEO/ Lela: Shkrimi i Washington Post ka dy javë që përgatitet

Gazetari Alfred Lela, duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, është shprehur se, shkrimi i Washington Post, ka dy javë që përgatitet.

Duke folur nga pozicioni i drejtorit të shtypit në PD, Lela është pyetur nga gazetarët amerikanë për skandalin e Edi Ramës, i cili akuzohet se ka korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e New York, Charles McGonigal.

‘Shkrimi ka dy javë që përgatitet, sepse njëri nga gazetarët më ka kontaktuar që para 2 javësh. Është bërë me burime, dhe nuk është një shkrim që është bërë brenda gjysëm ore. E kjo më bëri përshtypje dhe mua si gazetar’, është shprehur Alfred Lela në SYRI TV, duke folur për shkrimin e Washington Post.