Shala: Vuçiç po tenton të fitojë kohë, duhet të ndërmarrë veprime konkrete

Drizan Shala, ekspert sigurie ishte i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, në një lidhje me Skype, ku u shpreh se Vuçiç qartazi po përpiqet të fitojë ndërkohë që duhet të nderrmarrë veprime konkrete.

"Vuçiç është në situatën që duhet të lëvizë sepse ka mbërritur në pikën e kuqe edhe të bashkësisë ndërkombëtare, pra duhet të ndërmarrë veprime konkrete sa i përket të shkuarës së tij në Bruksel, dakortësimeve dhe marrëveshjeve sepse në rast se nuk do ndodhe kjo sepse ai është duke tentuar të fitojë kohë. Ne do të kemi ndoshta zgjedhje të parakohshme edhe kështu Vuçiç do kandidojë për postin e kryeministrit dhe barrën do e lejë diku në nivelin e presidentes. Kështu që kjo çështje do të tentojë të shtyhet për vitin 2024 ku dihet që këmi përgatitje të zgjedhjeve në SHBA dhe nvielin e BE dhe deri në atë masë po tentohet qe dhe Rusia të përfitojë nga ky ndryshim dhe kështu të përfundojë në një konflikt të cilin e ka filluar" u shpreh Shala.