Xhevat Prekazi shet fanellën e tij mbi 10 mijë euro për të ndihmuar të prekurit në Turqi

Xhevat Prekazi, një nga ish-yjet e Galatasarayt, i ka dhuruar paratë që i ka mbledhur duke shitur fanellën e tij për 210 mijë lira apo 10.358 euro.

Në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Prekazi ka bërë të ditur se ka shitur fanellën e firmosur, të cilën e kishte nxjerrë në ankand, për 210 mijë lira, që ishte edhe oferta më e lartë.

Ndërkohë që shumë njerëz shisnin mallrat e tyre me vlerë materiale, edhe klubi Galatasaray nisi një ankand në këtë drejtim, shkruan Cumhuriet.

Verdhekuqtë filluan të pranonin sende në qendrën e ndihmës në stadium.

Ndryshe, është raportuar se nga tërmeti që goditi një javë më parë Turqinë dhe Sirinë, mbi 40 mijë persona e kanë humbur jetën.