‘Protestë kombëtare në 3 mars’/ Spaho: Shqiptarët pjesë e zgjidhjes! Rama do të pengojë PD në 14 maj

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputeti i PD, Edmond Spaho ka folur për aksionin opozitar dhe se çfarë pritet të ndodhë në protestën e radhës të enjten në 16 shkurt.

Spaho ka theksua se protesta e të shtunës ishte e jashtëzakonshme dhe se qytetarët shqiptarë i ndjekin zhvillimet politike dhe duan të jenë pjesë e zgjidhjes.

Deputeti konfirmoi edhe protestën e radhës kombëtare që do të zhvillohet në 3 mars, ku sipas tij Rama kërkon ta pengojë PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit, por ky ka për të qënë një mision i pamundur për të pasi askush nuk do ta lejojë të na marrë simbolet e PD.

Spaho: Pjesëmarrja në protestë ishte e jashtëzakonshme. Qytetarët shqiptarë i ndjekin zhvillimet politike dhe duan të jenë pjesë e zgjidhjes. Ky është një proces që do kohën e vetë. Nuk pretendojmë se me një protestë të kapërcejmë situatën në të cilën ndodhemi, duke pasur parasysh dhe regjimin e Edi Ramës i cili nuk lë mjet pa përdorur në interes të tij, ku dhe në Kuvend po përjashton deputetët njëri pas tjetrit, janë 19 deputetë të përjashtuar brenda 2 apo 3 javëve.

Në protestën e djeshme në ambientet e jashtme të Kuvendit, pjesëmarrja ishte e kënqashme por ne presim dhe më shumë nga Tirana.

Ditën e enjte paradite do të garantojmë një pjesëmarrje sa më të madhe.

Data 3 mars është vendosur protestë kombëtare në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Ne problemin nuk e kemi me gjykatën. Gjykata ka folur në 25 mars të vitit të shkuar. Nëse do të respektohej ligji dhe kushtetuta PD sot duhet të ishte regjistruar me kryetar Sali Berishën.

Ne problemin e kemi me Edi Ramën dhe prandaj po protestojmë përfshirë shumë probleme por edhe logoja dhe simbolet e PD. Rama kërkon ti tjetërsojë dhe ta pengojë PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit, por ky ka për të qënë një mision i pamundur për të pasi askush nuk do ta lejojë të na marrë simbolet e PD.