VIDEO-SYRI TV/ Botohen ‘Epigramet erotike’, Çunga sjell frymën e antikitetit në shqip
‘Epigramet erotike’ , pjesë e Antologjisë Palatine janë sjell në shqip nga përkthyesi Sokol Çunga. Lexuesi udhëton nëpërmjet frazave poetike drejt antikitetit, kohë në të cilën dashuria ka triumfuar përmbi luftën.
Nga SYRI TV
Fryma e epigrameve e erotike, shkruar në antikitet vjen e shqipëruar mjeshtërisht nga përkthyesi Sokol Çunga. Botimi përmban fraza të shkurtra poetike, që e ftojnë lexuesin në një kohë të largët, në vallëzime e dehje dashurore.
Përkthimi i poezisë është akti më i komplikuar dhe më i elaboruar linguistik, ndaj sjellja në shqip e kësaj pasurie që kapërcen shekuj, ka qenë sprovë e bukur për përkthyesin.
Në epigrame janë gdhendur përshpirtjet më të thella të dashurisë, ndaj botimi mban pezull lexuesin e ngacmon brendinë njerëzore për të zgjuar ndjeshmërinë.