FOTO/ Kumbaro merr huqet e Veliajt, manipulon opinionin duke hequr kullat pas Sahatit të Tiranës
Ministrja e Edi Ramës, Mirela Kumbaro ka marrë huqet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke hequr nga fotot, kullat në qendër të kryeqytetit pas Sahatit.
Në urimin e saj në ditën e Shënvalentinit, Kumbaro ka postuar një foto nga Sahati i Tiranës, por ajo që bie në sy është se pas sahatit nuk duken kullat të cilat i’a kanë marrë frymën.
‘Mirmëngjes me dashuri nga Tirana’, shkruan Kumbaro në Instagram.
Kujtojmë se të njëjtin veprim bën herë pas here kryebashkiaku Erion Veliaj i cili edhe pse është pjesë e lejeve të dhëna për kullat që kanë rrethuar qendrën e Tiranës, në postimet e tij në rrjetet sociale i fshin, duke manipuluar opionin publik.