Berisha: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet, revolucioni ynë paqësor është jetik
Kryetari demokrat, Sali Berisha, përsëriti në mbledhjen e kryesisë së PD sot se revolucioni do jetë paqësor, por ai do të triumfojë.
Berisha tha se PD do marrë pjesë në zgjedhje lokale.
“Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral. Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet.
Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve. Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet.
Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar.
Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë.
Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha,” tha Berisha.
“Beteja është në të gjitha fushat, por ne do ta fitojmë këtë betejë. Nuk ka humbur ndonjëherë revolucioni paqësor. Revolucioni paqësor fiton, do durim.
Absolutisht fiton dhe fiton në mënyrë të sigurt.
Ky revolucion është jetik për të çmontuar këtë regjim dhe ne do e çmontojmë atë,” shtoi kreu i PD.