SYRI TV/ Vasili: Balla e Nikolla po shkatërrojnë parlamentarizmin, të merren masa ndaj deputetit Rama
Partia e Lirisë akuzon mazhorancën socialiste se provokoi deputetët e opozitës në seancën plenare të së enjtes me qëllimin për t’i përjashtuar ata nga punimet e Kuvendit. Nga Kryesia e Kuvendit, nënkryetari i PL, Petrit Vasili deklaroi se dyshja Balla-Nikolla po e shkatërrojnë parlamentarizmin në vend. Sipas tij Rama duhet të ishte në seancë, të fliste para deputetëve për skandalin “McGonigal”, jo të fshihej pas ministreve të tij
Nga SYRI TV
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzoi maxhorancen se ka provokuari qëllimisht deputetët e opozitës, me synimin për t’i përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vasili deklaroi se seanca plenare e së hënës ishte nul e për rrjedhojë edhe çdo masë e kërkuar apo pretenduar është e jashtëligjshme.
Teksa akuzoi kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Ballën dhe Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, se kanë shkatërrruar parlamentarizimin në vend, Vasili i bëri thirrje Nikollës të marrë masa ndaj Edi Ramës, i cili refuzon të japë llogari në Kuvend për skandalin “McGonigal”.
Vasili paralajmëroi Ramën se nuk do të mund të fshihet për shumë gjatë pas ministreve të tij, por do të përgjigjet para qytetarëve.