", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/14/auto_1676366482-profimedia-0729494906-768x5121676378222.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Deti në Stamboll tërhiqet me 25 metra, frikësohen qytetarët

Deti Marmara pranë Stambollit u tërhoq deri në 25 metra dhe tashmë këtë fenomen e ka bërë të ditur Observatori Kandili dhe Fakulteti Teknik në Stamboll.

Në njoftimin për media të Observatorit Kandili, thuhet se tërheqja e ujit të detit nuk është shkaktuar nga ndonjë tërmet, siç pretendojnë disa, por nga një ngjarje meteorologjike.

E njëjta gjë është thënë edhe nga Fakulteti Teknik në Stamboll.

“Për shkak të qendrës së presionit të lartë që ndodhet në perëndim të Turqisë, era mbi Stamboll fryn nga veriu në jug drejt detit Marmara për një kohë të gjatë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë.

Kjo erë mbart vazhdimisht ujin sipërfaqësor të detit në bregun e detit Marmara në anën evropiane të Stambollit drejt jugut. Për këtë arsye niveli i ujit është duke u ulur dhe tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avjilarit, ndërsa në bregun jugor të detit Marmara po rritet”, njofton Fakulteti i Inxhinierisë.