'I mori makinën dhe nuk ia ktheu më', arrestohet 30 vjeçari në Fier

Në prangat e policisë së Fierit ka rënë një 30 vjeçar me iniciale S. K. pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

I riu i kishte marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia kishte kthyer më.

Njoftimi i policisë/ Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin "Adush Muça", kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.