‘Protesta të vazhdueshme’/ Vokshi shpjegon të vërtetën e revolucionit demokratik të opozitës

Deputetja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka shpjeguar të vërtetën e revolucionit demokratik të opozitës.

Vokshi u shpreh se ‘revolucioni demokratik është paqësor, ka forma të ndryshme dhe aksioni i djeshëm ishte protesta e radhës’.

Vokshi: Dita e shtunë ishte vetëm hapja e një faze të re, atë ç’ka dhe zoti Berisha e ka përkufizuar si revolucion demokratik. Shpesh herë e ngatërrojnë këtë revolucionin demokratik pasi mendojnë se ditën e shtunë do ta përmbysnim, filluar mediat e majta të thonin jo po nuk u përmbys, jo po Rama ëhstë në pushtet etj. Revolucioni demokratik është paqësor, ka forma të ndryshme dhe aksioni i djeshëm ishte protesta e radhës. Të tjera do vijnë. Sot zoti Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD për të diskutuar së bashku për vijimin e këtij revolucioni demokratik.