SYRI TV/ 30 vjet pa investime, lagjja ‘Kushtrimi’ në Vlorë: Ankesat tona nuk janë dëgjuar
Prej gati 30 vitesh lagja Kushtrimi në Vlorë vuan nga mungesa e infrastrukturës. Banorët shprehen se në këtë zonë nuk është investuar dhe ankesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë nga bashkia.
Nga SYRI TV
Banorët në Lagjen Kushtrimi në Vlorë prej gati 30 vitesh jetojnë mes baltës, pellgjeve me ujë dhe pluhurit. Ata shprehen se prej vitesh në këtë zonë nuk është investuar në infrastrukturën rrugore teksa shtojnë se në rubinetet e banesave te tyre vjen vetëm 1 orë ujë në ditë, por edhe ai i ndotur dhe nuk konsumohet.
Pavarësisht kërkesave dhe ankesave të tyre, ata theksojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rikonstruksionin e lagjes së tyre.
Në lagjen “24 Maji” dhe zonën e ish-fushave të aviacionit, dy blloqe banimi pranë lagjes “Kushtrimi”, tashmë po investohet, kurse këtë lagje bashkia e Vlorës nuk e ka përfshirë as në buxhetin e vitit 2023.
Gazetar: G.Këllçiu
Pamje: Syri TV
Montazh: N.Stafa