Gjokutaj: SPAK ka bazën ligjore që të hetojë Ramën, ja si sigurohet dosja e plotë e skandalit

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri Tv ishte anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se sipas nenit të 244/a të kodit penal shqiptar SPAK ka të gjithë bazën ligjore që të hetojë dhe të sigurojë të plotë dosjen e skandalit të kryeministrit Rama me zyrtarin amerikan McGonigal.

"Kjo temë është bërë e zakonshme, pasi janë dhjetëra gazeta amerikane dhe evropiane që po e trajtojnë këtë rast. Imagjinoni nëse do të ishte qesharake siç pretendohet nga propaganda rilindëse që gazetat prestigjioze të merren me këtë skandal.

Ajo që del në sipërfaqe është e vërteta kundër propagandës dhe qëndrimit që kryeministra mban ndaj kësaj çështje. Mendoj se në datë 24 shkurt hapet seanca përgatitore ndaj McGonigal ku do të prezantohen provat dhe seanca është me dyer të hapur.

Në nenin 244/a të kodit penal shqiptar që bën fjalë për korrupsion aktiv të nënpunës të huaj publikut thuhet shprehimisht se dhënia e përfitimeve të parregullt për në këmbim të detyrës dhe funksionin dhe shërbimet që ia mund të japë për përfitime të ndërsjellta. Kjo është një bazë ligjore që SPAK të nisi një hetim për këtë çështje dhe të zbardhë rolin  e kryeministrit në këtë skandal.

Dërgimi i një letre porosie kryhet në bazë të këtij neni që shërben si bazë dhe të sigurohet dosja e plotë dhe e shumë mohuar në Shqipëri. Kjo është një rëndësie e dorës së parë pasi i shërben drejtësisë dhe merr drejtim debati që mund të jetë diçka, ose asgjë."