Ilir Meta, diskutim me ambasadoren greke Kamitsi për rrugën europiane të Shqipërisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është vizituar sot në seli nga kryediplomatja greke në vendin tonë, ambasadorja Konstantina Kamitsi.  Vetë Meta njoftoi për takimin dhe çfarë temash u disktuan midis tyre.

"Mirëprita në takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj.Konstantina Kamitsi. Shpreha në emër të Partisë së Lirisë gadishmërinë për të punuar në forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona, - tha ai. 

E falenderova Ambasadoren për mbështetjen e Greqisë në lidhje me proceset integruese në Bashkimin Europian, si dhe parashtrova domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës, për avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë."